Arabia Saudite do të organizojë pelegrinazhin e këtij viti në Mekë nën masa të veçanta për t’u mbrojtur nga përhapja e COVID-19, ka njoftuar televizioni shtetëror atje, të dielën.
“Mekanizmi dhe kushtet për mbajtjen e Haxhit këtë vit do të publikohen më vonë,” kanë deklaruar autoritetet saudite.
Vitin e kaluar, Arabia Saudite ka lejuar një numër të kufizuar të pelegrinëve për të kryer Haxhin, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Kjo u bë për shkak të pandemisë, ku vetëm 10,000 pelegrinë u lejuan.