Ballina Lajme Rajon Masakra në shkollën në Beograd, motivi që çoi adoleshentin të vriste…

Masakra në shkollën në Beograd, motivi që çoi adoleshentin të vriste…

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në një shkollë në Beograd, ku 9 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Marketing

14 vjeçari, i identifikuar si Kosta K. dyshohet si autori i ngjarjes, i cili hyri në shkollë duke qëlluar ndaj nxënësve dhe mësuesve.

Sipas mediave vendase, adoleshenti mori pjesë në shumë olimpiada, si të matematikës. Vitin e kaluar, Kosta fitoi edhe vendin e tretë në garën e historisë. E gjithë ngjarja e përgjakshme ka nisur sot pikërisht nga inati që kishte ndaj mësueses së historisë dhe klasës ndaj të cilës ka nisur të qëllojë.

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 08:00, kur Kosta K. ka hyrë në shkollë dhe ka nisur të qëllojë pa ndalur. Fillimisht ka qëlluar mbi nxënësit dhe mësuesin në klasën e historisë.

Tre fëmijë janë shtruar në spital, dy janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një fëmijë në gjendje kritike. Sipas informacioneve jozyrtare më shumë se dhjetë fëmijë të plagosur, ndërsa viktima e parë ka qenë roja që ka ndërruar jetë pak pas të shtënave.

Shokët e klasës të adoleshentit e përshkrujnë si një person të qetë, duke theksuar se ai nuk ishte problematic.

“Nuk kishte asnjë motiv ta bënte këtë”, thanë fëmijët e mërzitur

Marketing
Exit mobile version