Ballina Aktuale Masat anti Covid, Selmani: S’janë në përputhje me gjendjen faktike

Masat anti Covid, Selmani: S’janë në përputhje me gjendjen faktike

Ndryshimet dhe plotësimet e miratuara ligjore për mbrojtje të qytetarëve nga sëmundjet ngjitëse në kohë pandemie nuk janë në përputhje me gjendjen faktike, vlerëson eksperti juridik Bashkim Selmani.
Sipas Selmanit situata nuk është parë dhe lexuar me hollësi që të krijohet kornizë ligjore e mirfillt të mbështetur në konventa ndërkombëtare. Midis tjerash ndryshimet ligjore parashikojnë që: “ Për masa shtesë në kushte pandemie qeveria të mundet të merr vendime pa pasur nevojë për ndryshime ligjore”. Kjo sipas Selmanit do të krijonte më shumë amulli në zbatimin e ligjeve.
“Fatkeqësisht Maqedonia nuk e bën inçizimin e gjendjes reale faktike se si të reagojë në kohën dhe momentin e duhur, por insiston që nëpërmjet ligjit të sjell paligjësi për arsye se ligji përcakton rrethana të caktuara duhet të ndërhyhet, por e njëjta duhet të bëhet me rregullore të veçantë. Në rast se do të veprohet në këtë mënyrë që nuk do të kalojë ligji në kuvend, nuk do të parashoh që në situata të caktuara të veprojë vetë institucionet përkatëse, ajo do të lë  zbrastira juridike dhe do të krijojë akoma më shumë amulli tek qytetarët, poashtu dhe në humbjen e shumë padrejtësive ose kufizimeve që do të ndodhin”, u shpreh profesori universitar Bashkim Selmani.
Shqetësuese sipas Selmanit është edhe mosparashikimi i ndërtimit urgjent të spitaleve në çdo qytet, në fazën e dytë, vijuese të pandemisë, ndërkohë që u shtuan dënimet.
“Është problem esencial I mënyrës funksionale që infrastruktura e spitaleve dhe shërbimi të jetë në kohën e duhur. Çdo ligj që sillet duhet të mbulohet edhe financiarisht, me këtë rast gjitha veprimet që I bën shteti insiston që nëpërmjet dënimeve dhe sanksioneve ta mbush buxhetin por edhe jo të krijoj komoditet dhe siguri ashtu edhe siç e parasheh legjislacioni”, theksoi Selmani.
Në rast të mos mbajtjes së maskës edhe në hapësira të hapura do të vijojë dënim prej 20 euro. Nga dënimet kursehen fëmijët nën moshën 6 vjet si dhe persona me kufizime në zhvillim.
Grupimi pas orës 22 do të ndëshkohet me 500 euro, ndërkaq me 50 euro mos respektimi i vetëizolimit nga caktimi i testit e deri në marrjen e rezultateve nëse janë negative, apo deri në përfundim të izolimit nëse rezultati është pozitiv.
Exit mobile version