Në kohën kur Qeveria paralajmëron masat e reja për mbështetjen e kategorive të rrezikuara, debati rreth zbatimin e tyre është në qendër të vëmendjes së opinionit publik. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në një prononcim të sotëm, hedh dritë mbi planet e Qeverisë për të adresuar sfidat sociale. Në kohën kur qytetarët presin përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës, vlerësimi i plotë i masave të propozuara është në pritje.
“Masat që duhet të propozojë grupi punues, në fakt i janë propozuar Qeverisë për të përkrahur sidomos pensionistët me pensione të ulëta dhe natyrisht po punohet për zgjidhje sistematike për një projektligj, projekt dispozita për përcaktimin e pensionit minimal. Mirëpo, nuk pres që shumë shpejt deri në fund të këtij muaji të miratohet ndonjë zgjidhje sepse, megjithatë, është një çështje komplekse që rregullon pensionin minimal. Grupi punues do të vazhdojë dhe presim që deri në fund të kësaj jave masat për të gjitha kategoritë e rrezikuara të qytetarëve të miratohen nga Qeveria.”, – theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
Trançevska beson se deri në fund të javës do të keni informacione se çfarë do të sjellë Qeveria si paketë masash kundër krizës, cilat kategori të qytetarëve do të mbulohen dhe sa muaj do të jetë mbështetja.