Masat e qeverise, fluturime falas për shtetasit që duan të kthehen

Qeveria e RMV- së në mbledhjen e sotme ka mare një sere masash. Qeveria do të hartoj plan të posaçëm për fluturimet humanitare për qytetarët që gjenden në shtetet e tjera, por pasi të kthehen në vend ata do të duhet të kalojnë numër të konsiderueshëm ditësh në karantinë.

Marketing

Ministria e Mbrojtjes, Armata dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë për detyrë të përgatisin analizë dhe plan për futjen eventuale të masave shumë më restriktive për lëvizjen e qytetarëve.

Qeveria gjithashtu ka marrë vendim për të zgjatur vlefshmërinë e dokumenteve të udhëtimit dhe letërnjoftimeve, afati i të cilave ka skaduar, si dhe vendimin për ngrirjen e çmimit të limonëve, portokalleve, mandarinave, qitros dhe klementinave.

Marketing