Masat e reja antiKovid/ Pa certifikatë vaksinimi në lokale-dënimi 250 euro

Qytetarët të cilët nga e Hëna do të kapen në locale ose në ngjarje pa një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19 do të gjobiten me 250 euro, kurse dënimi për objektin hotelerik do të lvizë nga 2.500 deri në 30 mijë euo varësisht madhësisë së objektit dhe 1.500 euro për personin përgjegjës – kanë thënë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Marketing

Qeveria me 7 Gusht miratoi vendimin ku nga 16 Gushti vendoset vërtetimi i domosdoshëm për vaksinimin, së paku me një dozë, si dhe nëpër locale gjatë hyrjes të ketë shërbim që do të kontrollojë dëshmitë e vaksinimit nëse anë atë object ka më shumë se 30 persona.

Nga 16 Gushti tërësisht ndalohet puna dhe organizimi i ngjarjeve në ambiente të mbyllura të objekteve hotelerike që nënkupton se dasmat dhe ahengjet mund të mbahen vetëm në verandat verore apo ambientet e hapura të lokaleve.

Masat e reja u miratuan për shkak të rritjes enorme të infektimeve të reja, ku sipas epidemiologëve një nga shkaktarët ishin dasmat dhe ahengjet familjare gjatë verës.