MASH me qëndrim lidhur me ndërrimin e drejtorëve në Komunën e Gostivarit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se janë aktivizuar vendimet për
kthimin e drejtorëve të shkollave në Gostivar në pozitat e punës, që ishin shkarkuar
në mënyrë joligjore. Fjala është për aktvendime që i kumtuam në fillim të muajit prill
të vitit 2019 e që u tërhoqën në interes të përpjekjeve për zbatimin e procesit korrekt
dhe të drejt për zgjedhjen e Presidentit të shtetit.

Marketing

Prolongimi i zbatimit, respektivisht veprimi për një akt ligjor të miratuar në
përputhje me ligjet dhe në këtë rast, bazuar në vendimin e Komisionit Shtetëror për
Vendimmarrje në Procedurën Administrative dhe Procedurën e Marrëdhënies së
Punës dhe në përputhje me raportet nga mbikëqyrjet e kryera nga Inspektorati
Shtetëror i Arsimit nuk nënkupton injorim apo mosveprim të përhershëm lidhur me të
njëjtin.

Duke u udhëhequr nga parimet e respektimit të drejtësisë dhe transparencës,
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka për detyrë të veprojë në përputhje me
kompetencat e saj, në çdo situatë, duke përfshirë edhe rastin në fjalë, ku u
konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore nga komuna e Gostivarit, lidhur
me shkarkimin e drejtorëve të shkollave për arsye politike. Dhe, ritheksojmë se
ndërhyrja e politikës nuk është e lejuar në fushën e arsimit, për shkak se dëmi më i
madh u shkaktohet nxënësve dhe procesit të tyre edukativo-arsimor.

Kryetari i komunës së Gostivarit në vend që në mënyrë paushalle të akuzojë
Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimin dhe Shkencës mbi zbatimin e aktiviteteve të
parregullta nëpër institucionet e komunës, i bëjmë thirrje të fillojë të jetë i
përgjegjshëm, i përkushtuar dhe tërësisht t’i respektojë dispozitat pozitive ligjore në
vend.

Marketing