Ministria e Arsimit dhe Shkencës reagon ndaj të pavërtetave të plasuara se në zgjedhjet partiake të mbajtura ditën e diel u votua nëpër shkolla.
Bëhet fjalë për manipulim dhe dezinformatë të vrazhdë dhe të qëllimshme. Nuk është votuar në asnjë shkollë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës punon sipas ligjit. Me ligjin për arsim fillor, nëpër shkollat fillore ndalohen organizimet, veprimet partiake dhe fetar si dhe publikimi i shenjave partiake dhe fetare. Kjo Qeveri dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës shkollat i shfrytëzon për veprimtarin për të cilën janë të dedikuara – për realizimin e procesit edukativo-arsimor.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje partive politike që të mos përfshijnë arsimin në agjendat ditore.