MASH refuzoi kërkesën për ndarjen e shkollës fillore periferike të Kopanicë nga shkolla qendrore “Drita”

Ministria e Arsimit she Shkencës nuk e ka pranuar kërkesën e Komunës së Sarajit për ndarje të shkollës fillore periferike të Kopanicës, nga shkolla fillore “Drita” në Rashçe. Nga komuna thonë se këto dy shkolla i plotësojnë kushtet që të mund të funksionojnë si shkolla të pavarura, sepse të dy shkollat kanë nga 18 paralele dhe se janë të plotësuara të gjitha kushtet ligjore për ndarjen e tyre.

Marketing

“Komuna e Sarajit duke vepruar konform Ligjit për arsim fillorë parashtroi kërkesë deri te Ministria e arsimit dhe shkencës së RMV-së, për themelimin e shkollës fillore komunale në vendbanimin Kopanicë. Përkundër faktit që Shkolla periferike e f.Kopanicë, plotëson kushtet ligjore për mëvetësim, Ministria e arsimit dhe shkencës përmes njoftimit zyratrë me nr.12-7621/2 të datës 20 Shtator 2024, jep mendim NEGATIV. Ju sigurojmë që kjo nismë e filluar, pavarësisht pengesave dhe peripetive do të jetësohet, duke përdorur të gjitha mjetet e lejuara ligjore”, shkroi Ilas Veseli, ushtrues detyre, kryetar i komunës së Sarajit.

Marketing