Ballina Lajme Maqedoni Mashtrohet një grua nga Gostivari, bleu banesë nga personi që nuk ishte...

Mashtrohet një grua nga Gostivari, bleu banesë nga personi që nuk ishte pronar

Një grua nga Gostivari ka raportuar në polici se është mashtruar nga një person, pasi i njëjti i ka shitur banesën që nuk ka qenë e tij.

Marketing

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

“41-vjeçarja nga Gostivari, dje (11-janar) në orën 12.00 në SPB Tetovë ka raportuar se nga A.S. nga Gostivari ka blerë një banesë dydhomëshe, pas së cilës prej tij i ka marrë çelësat e banesës, i ka paguar shumën e kontraktuar, por pas një kohe te raportuesja kanë ardhur disa persona të tjerë dhe i kanë thënë se banesa nuk është pronë e personit që më parë ia kishte shitur asaj, kështu që ajo e kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.

Marketing
Exit mobile version