Ballina __kateg Matadori goditet nga demi, dërgohet me helikopter në spital (VIDEO)

Matadori goditet nga demi, dërgohet me helikopter në spital (VIDEO)

Për shkak të fatkeqësisë, ai është në gjendje jo të mirë… Unë kam qenë në gjendje të flas me të dhe kjo të paktën më ka qetësuar”.

Marketing

Këto janë fjalët me të cilat José Conquero, babai i Alejandro Conquero-s, tregon për gjendjen shëndetësore të të birit pas goditjes së tij shumë të rëndë që mori nga një dem me të cilin po ndeshej në tribunën Cenicientos.

Sipas mediave spanjolle, Alejandro Conquero raportohet se është në gjendje të rëndë pas plagëve të tmerrshme të marra në event.

Matadori 28-vjeçar nga Huelva në Andalucia, u dërgua me helikopter në spital pas goditjes së bririt në kurrizin e poshtëm.

Në videon shokuese të shpërndarë online, Conquero shihet me kostumin e tij tradicional teksa provokon demin masiv me një copë ngjyrë rozë në të verdhë.

Teksa ai afrohet gjithnjë e më shumë me brirët e demit, papritur ngec në një prej tyre dhe fluturon në ajër nga forca e kokës së kafshës.

Conquero është i biri i matadorit të famshëm spanjoll Jose Conquero, i njohur ndryshe si ‘Urragani i Huelva’.

Zhvillmi vjen vetëm disa javë pasi ai që njihet si ‘Messi i Matadorëve’ u plagos rëndë nën thundrat e një demi 600 kg në Santiago, të Spanjës.

https://twitter.com/i/status/1691152014082822146

Marketing
Exit mobile version