Një anije në kryeqytetin libanez është ngarkuar me 59 kontejnerë me materiale të rrezikshme që do të çohen në Gjermani.
Substancat e rrezikshme rezultuan të kishin qenë aty prej shpërthimit të madh të qindra ton plehrave që vrau më shumë se 200 njerëz në portin e Beirutit dhe shkatërroi ndërtesat në bregun e qytetit, gushtin e kaluar.
“Ky është vetëm fillimi,” – tha Andreas Kindl, ambasadori gjerman në Liban.
“Ky është hapi i parë i pastrimit të një pjese të portit. Ka shumë për të bërë dhe unë me të vërtetë shpresoj që kjo qeveri apo qeveria e ardhshme që do të vijë, do të punojë ngushtë me komunitetin ndërkombëtar për të qenë në gjendje të vërë sa më shpejt në zbatim premtimet e dhëna dhe të ndërmarrë veprime,” – shtoi ai.
Një kompani gjermane, Combi Lift, u caktua për të hequr mbetjet toksike nga shpërthimi shkatërrues i vitit të shkuar.
Bregu i qytetit tani është pastruar nga të gjitha kimikatet helmuese dhe reaktive që ishin ruajtur atje për vite me radhë.