Ndryshimi i tetë ligjeve, të nevojshme për realizimin dhe ndërtimin më dinamik të Koridorit 8 dhe 10D, ka ngjallë shumë paknaqësi për dy partitë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE dhe “E Majta”. Së bashku kanë dorëzuar mbi një mijë amandamente për të bllokuar këto projekt ligje. Sipas shumicës VMRO DPMNE dhe E Mjata vazhdojnë me bllokimin e punës së Kuvendit.
Ish deputeti, tani profesori Universitar Ruzhdi Matoshi, për TVM2, ka deklaruar se nuk është hap i mirë i opozitës maqedonase, sepse këto dy korridore do të gjenerojnë zhvillim ekonomik.
“Veprimet e Opozitës, konkretisht VMRO-së dhe “Levicës”, të cilat janë në funksion të mos realizimit të Korridorit 8, janë agjenda të cilat hapin polemika. Është agjendë jashtëzakonisht e keqe e opozitës, ku unë mendoj se ato shpejt duhet të përmirësohen në konceptin pragmatik të idesë së Korridorit 8. Besoj që veprimet e opozitës do të jenë të kota për arsyje sepse tani Korridori 8 është agjendë edhe e Bashkimit Europian.”, tha profesori universitar Ruzhdi Matoshi.
Matoshi: Opozita është asinkron me BE-në
Matoshi poashtu shtoi se këto tentativa të VMRO-DPMNE-së janë të qëllimshme, sepse ato dëshirojnë ta mbajnë diskursin politik i cili, prodhon politika nacionaliste, e të cilat sipas Matoshit për fat të keq tek ne akoma janë prezente dhe mirë të pranuara nga një pjesë e popullsisë.
“Përceptimi publik ende në RMV është i tillë, që u shkon në favor agjendave nacionaliste, dhe unë mendoj se ai përceptim publik ekziston ende në Maqedoni. Ata duhet të jenë të vetëdishëm se tani RMV është pjesë e integrimeve euroatlantike, dhe ata do të duhet të përçojnë politika të cilat janë në sinergji me BE dhe me vlerat euroatlantike, përndryshe gjithcka që përceptohet me nacionalizëm do të dështojë.”, tha Matoshi.
Matoshi dhe njohësit e mirë të çështjeve politike dhe ekonomike poashtu kanë pohuar se ndërtimi i këtyre koridoreve do ta bëjnë të mundur që tregu u Maqedonisë të lidhet me dy porte atë të Durësit dhe atë të Burgasit, ku të gjitha resurset, repromaterialet për ekonominë të cilat gjendet në territoret e Kaspikut të Ukrainës, u mundësohet që ato më lehtë të depërtojnë deri tek porti i Durësit, duke kaluar përmes Maqedonisë së Veriut.