Matura shtetërore, informatika dhe gjeografia për herë të parë në listën e lëndëve me përzgjedhje

Tri provimet eksterne të maturës shtetërore nga viti akademik 2020/2021 në sezonin e qershorit do të jepen nga 29 maji deri më 14 qershor. Lista e lëndëve me zgjedhje për provimin e tretë ekstern këtë vit është zgjeruar me dy lëndë të tjera – informatikë dhe gjeografi, programet e provimit për të gjitha lëndët do të jenë me përmbajtje të shkurtuar, dhe ka një risi për detyrën e projektit që do të përmbajë pjesë investigative.

Marketing

Deri në fund të vitit, maturantët duhet të aplikojnë se çfarë lloj mature do të duhet të bëjnë – maturë shtetërore (për maturantët që planifikojnë të regjistrohen në fakultet); maturë shkollore (për maturantët që nuk do të vazhdojnë arsimin e lartë dhe do të japin provimin para një komisioni shkollor) dhe provimin përfundimtar (për maturantët nga arsimi profesional që nuk do të japin provimin e maturës shtetërore). Ata që do të aplikojnë për provimin e maturës shtetërore duhet të citojnë edhe lëndët të cilat do t’i japin provim.

Provimi i parë ekstern është i detyrueshëm – gjuha amtare (maqedonase, shqipe ose turke) dhe letërsia, dhe do të jepet më 29 maj 2021. Provimi i dytë ekstern është një zgjedhje midis një gjuhe të huaj dhe matematikës. Testi i gjuhës së huaj (anglisht, frëngjisht, gjermanisht ose rusisht) është planifikuar për në 5 qershor dhe në 14 qershor është testi për ata që do të përzgjedhin matematikën. Më 11 qershor do të zhvillohet provimi i tretë esketrn për të cilin maturantët mund të zgjedhin midis 10 lëndëve (estetikë, filozofi, kimi, fizikë, biologji, histori, sociologji, biznes dhe për herë të parë për këtë diplomim shtetëror – informatika dhe gjeografia).

Qendra Shtetërore e Provimit (QSHP) javën e kaluar formoi komisione për të përgatitur pyetjet e provimit për dy zgjedhjet e reja. Për të qenë në listën e provimeve të maturës, është e nevojshme që këtë lëndë ta keni pasur të paktën dy vjet me një numër të caktuar orësh. Informatika u vendos si lëndë me përzgjedhje sepse është e kërkuar nga nxënësit, pasi shumë prej tyre në vitet e kaluara kanë qenë të interesuar për fakultetet në fushën e teknologjive të informatikës.

“Qëllimi është që të mësojmë nxënësit se si të bëjnë mini-investigime – mbledhjen e të dhënave, përzgjedhjen, nxjerrjen e konkluzioneve. Kjo sepse shpesh herë në shkollat ​​e mesme, shkruheshin ese ose tregime të cilat shkarkoheshin dhe përktheheshin nga interneti. Në këtë mënyrë ne do t’i përgatisim ata për arsimin e lartë ku investigimi është pjesë integrale e seminareve, kolegiumeve, etj”, thotë Naumovska.

Për të mbrojtur projektin në pranverë, Qendra Shtetërore e Provimit do të përgatisë protokollet për praninë fizike por edhe dhe nëse prezantimet janë on-line, në varësi të situatës me virusin. Të dy mundësitë do të jenë në dispozicion, të cilat QSHP-ja do t’ia ofrojë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila do të marrë vendimin.

Megjithëse ligjërisht vetëm maturantët që kanë dhënë provimin e maturës shtetërore mund të aplikojnë në fakultet, kjo nuk ishte gjithmonë e respektuar dhe e kontrolluar, kështu që fakultetet me më pak aplikantë regjistruan kandidatë me participim të cilët kanë dhënë provimin e maturës shkollore dhe jo shtetërore.

“Prandaj, ky është fokusi. Shumë fakultete kanë manipuluar dhe kanë regjistruar studentë të cilët kanë dhënë maturën shkollore, e cila realizohet në shkollë me pyetje të përgatitura nga mësuesit e shkollës, që është më e lehtë se matura shtetërore. Kjo nuk ishte e drejtë për ata që u regjistruan me provim të dhënë të maturës shtetërore”, shton drejtoresha e QSHP-së.

Naumovska gjithashtu për MIA-n tha se Qendra Shtetërore e Provimit, paralelisht me organizimin e provimit të maturës shtetërore 2021, po përgatit ndryshime në provimin e maturës shtetërore për arsimin katërvjeçar profesional, duke zgjeruar listën me tre lëndë profesionale. Reforma duhet të përfshijë nxënësit që tani janë në vitin e dytë në shkollat ​​profesionale. Koncepti i ri pritet të jetë i gatshëm dhe i qartë deri në fund të vitit të ardhshëm shkollor për të informuar nxënësit në kohën e duhur, me qëllim lehtësimin e hyrjes së tyre në fakultetet në fushën për të cilën ata kanë mësuar.

“Ky koncept për dhënien e maturës shtetërore në arsimin profesional do të jetë i ndryshëm nga ai i shkollës së mesme të gjimnazit , sepse këta studentë kanë nevojë për më shumë njohuri dhe aftësi nga profesioni i tyre, dhe jo, le të themi, nga filozofia apo sociologja. Ata deri tani kanë dhënë të njëjtin provim mature. Maturantët e gjimnazeve kishin një avantazh sepse ata kanë më shumë orë në javë në disa lëndë, për shembull në matematikë”, tha Naumovska.

Provimi i maturës shtetërore në sistemin tonë arsimor është kryer që nga viti 2007, në sezonet e provimeve të qershorit dhe të gushtit. Për herë të parë këtë vit nuk u organizua për shkak të pandemisë. Në pranverë, Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës vendosën që gjenerata 2019/2020 të mos ketë provim mature dhe u mundësoi maturantëve të regjistrohen në fakultet me një certifikatë për përfundimin e arsimit të mesëm.

Naumovska pret që nga 13.000 deri në 15,000 kandidatë do të aplikojnë për të dhënë provimin e maturës shtetërore në qershor të vitit të ardhshëm. Të dhënat e sakta do të jenë në dispozicion në Qendrën Shtetërore të Provimit në janar, pasi të merret informacioni nga të gjitha shkollat ​​e mesme pasi që nxënësit të kenë aplikuar brenda afatit ligjor – 31 dhjetor 2020.