Ballina Lajme Maqedoni Matura shtetërore/Mbi 30 mijë maturantë u testuan për matematikë

Matura shtetërore/Mbi 30 mijë maturantë u testuan për matematikë

Mbi 30 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të tretë të Maturës Shtetërore në lëndën e matematikës. Pas provimit të matematikës, maturantët do t’i nënshtrohen provimit të lëndës së përzgjedhur më 19 qershor. Për herë të parë aplikohet një test i veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe. Nxënësit thonë se kanë kaluar mirë në provim dhe shpresojnë të arrijnë sukses.

Marketing

“Unë testin e pata në lëndën e matematikës, në përgjithësi pyetjet ishin mirë, ishin që i kemi mësuar gjatë katër viteve në shkollë. Varet edhe prej përgatitjes sonë sa kemi qenë të përgatitur, por në përgjithësi gjithçka ishte mirë.”, – u shpreh një nxënës.

“Testimi im është nëse në lëndën e informatikës. Po, jam i përgatitur. Jemi 11 nxënës që do të marrim pjesë në testin e informatikës dhe jemi përgatitur vazhdimisht. E kemi materialin vetëm për dy vite.”, – u shpreh një nxënës tjetër.

Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore vlerësohet me 60 pikë maksimale, ndërsa për nxënësit që nuk e kalojnë provimin kanë mundësi të ritestohen sërish në afatin e dytë.

Marketing
Exit mobile version