Matura shtetërore,UNShM kërkon përkrahje nga deputetët

Kërkojmë përkrahje nga të gjithë deputetët dhe të gjitha partitë politike lidhur me kërkesat për maturën shtetërore dhe këto kërkesa nuk guxon të politizohen. Kështu vlerëson Kryetari i Unionit të shkollave të mesme Blendi Hodai,  pas mbledhjes me grupin parlamentar të VMRO DPOMNE së.
Sipas tij kuvendi gjeneral i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme do të marrin vendim të shtunën pasdite se a do të vazhdojnë protestat, por të hënën nuk do të kyçen në mësim, sepse maturantët në tërë shtetin janë të fustruar. Sipas tij ,në takimin me grupin parlamentar të VMRO DPMNE së dhe Koalicionit ASH- AA   është biseduar për ulejn e numrit të lëndëve të maturës shtetërore nga katër në dy.
Ditëve në vazhdim ne presim që edhe deputetët e shumicës të partive në Qeveri të kërkojnë takim me lidhjen që të diskutojmë lidhur me kërkesat tona,  sepse janë kërkesa që nuk i takojnë asnjëres palë dhe janë kërkesa legjitime të nxënësve dhe në asnjë mënyrë këto kërkesa nuk janë të  politizuara dhe ne jemi gati për një qasje inkluzive me të gjitha palët,  me të vetmin qëllim që të  arrimë ndonjë kompromis mes Unionit dhe Mashit”, u shpreh kryetari i unionit të shkollave të mesme Blendi Hodai.
“Po shqyrtohen të gjitha mundësitë dhe ekziston opcioni që kjo kërkesë të vendoset si propozim ligj në Komisionin për Arsim Shkencë dhe sport. Poashtu ekziston mundësia që të kemi séance plenare me këtë pike të  rendit të ditës. Duam të marrim përkrahje  që të ofrojmë sa më shpejt zgjidhje,  sepse ka afate ligjore që janë problematike nëse prolongohet procesi”, theksoi Igor Zdravkovski nga VMRO DPMNE.
Marketing