Mbajeni larg, ky objekt në shtëpinë tuaj fsheh shumë rreziqe

Cassie Hodges, nga New South Wales, Australi, ka përjetuar një tragjedi të tmerrshme të shkaktuar nga një tenxhere me presion dhe vendosën që historinë e tyre ta ndanin përmes një postimi i cili është shpërndarë mbi 15.000 herë në mediat sociale.

Marketing

Në përgjithësi, tenxherja me presion është një shpikje shumë e dobishme që ju lejon të gatuani mish, perime dhe produkte të tjera, pa qenë i pranishëm vazhdimisht në kuzhinë dhe pa pasur nevojë për t’i kontrolluar ato.

Por në të njëjtën kohë, tenxherja me presion fsheh shumë rreziqe, ndaj ky rast është shumë i rëndësishëm për t’u marrë në konsideratë nga të gjithë ata që e përdorin. Për të shpejtuar procesin në gatim, krijohet një presion i tepërt. Ajri i ngjeshur brenda pajisjes është i aftë të shkaktojë dëm serioz për njerëzit.

Cassie lë fëmijët e saj në dhomë dhe shkon drejt kuzhinës për të fikur sobën dhe të hapte valvulën e lëshimit të presionit. Avulli i doli lart siç është normale. Më pas kapaku i tenxheres shpërtheu, e kjo për shkak se lëshimi i presionit nuk kishte përfunduar ende, transmeton OraNews.
Ajo ka shpjeguar se kapaku i tenxheres fluturoi dhe një pjesë e supës shumë e nxehtë ra mbi trupin e saj dhe të bashkëshortit.

Gruaja hoqi direkt rrobat dhe u drejtua drejt dushit. Pasi bëri dush me ujë të ftohtë ajo dhe bashkëshorti i saj u nisën me ambulancë drejt spitalit, ku të dy kishin marrë djegie të mëdha në kraharor, dhe bark.

Burri i saj kishte shumë plagë serioze në stomak sepse nuk arriti të futeshe në dush. Dhimbjet e tyre kanë qenë të tmerrshme dhe të dy dhe fëmijët e tyre ndihen më të frikësuar se kurrë. Përmes këtij postimi çifti i bën thirrje të gjithëve atyre që përdorin këto tenxhere dhe të jenë më të vëmendshëm se kurrë.