Ballina Sport Mbappe drejt Realit? Legjenda e futbollit francez bën deklaratën befasuese

Mbappe drejt Realit? Legjenda e futbollit francez bën deklaratën befasuese

Ndërkohë që pothuajse të gjithë njerëzit e botës së futbollit tashmë janë pothuajse të sigurt se francezi Kylian Mbappe do të transferohet në Real Madrid këtë verë, një ish-futbollist i kombëtares së Francës, Robert Pires është shprehur se Mbappe ka mundësinë t’i thotë sërish “JO” Realit.

Marketing

“Më vjen keq Kylian, nuk ishe i pari që i tha jo Real Madridit. Nuk e di se çfarë vendimi do të marrë, por e refuzova Realin sepse kisha dy opsione të tjera. Me siguri nëse nuk do të kisha Arsenalin dhe Juven, do të kisha shkuar direkt në Real. Kjo është e sigurt”, rrëfeu ai.

Ai vazhdoi: “Do të doja ta shihja atë në Liverpool. Është një klub i madh, familje, strukturë e mirë, pa presion, tifozë të qetë… Dhe them se Mbappe-Salah mund të jetë mjaft shpërthyes. Unë mendoj se ai është në gjendje të refuzojë Real Madridin”.

Ka shumë mundësi që Mohamed Salah të largohet nga Anfield vitin e ardhshëm dhe një transferim i Mbappesë në Liverpool, mund të bashkojë dy yjet.

Exit mobile version