Mbappe paralajmëron kundërshtarët: Franca synon fitimin e trofeut

23:50 | 18 Maj 2021

Marketing

Kylian Mbappe ka dhënë një intervistë për mediumin TF1, mirëpo nuk ka zbuluar ndonjë të re për të ardhmen e tij.

Mbappe ka paralajmëruar gjithë kombëtaret e tjera se Franca ka vetëm një synim këtë sezon, fitimin e Kampionatit Evropian “EURO 2020”, transmeton lajmi.net.

Në një intervistë të realizuar nga TF1, Mbappe ka thënë: “Ne po shkojmë atje me një ëndërr; për të fituar. Do të japim gjithçka dhe shpresojmë se do të kthehemi me trofeun në duart tona”, ka thënë ai.

“Unë gjithmonë kam ëndërruar të jem i përfshirë në shumë ndeshje dhe shpresoj se mund të jem.”, vazhdoi ai.

Ai gjithashtu tregoi edhe ëndrrën e tij tjetër, e cila ka të bëjë me Topin e Artë.

“Gjëja e parë është gjëja kolektive sepse ky është një sport ekipor. Është e qartë se atëherë Topi i Artë është gjithmonë një ëndërr por nuk është gjëja më e rëndësishme.”, tha sulmuesi francez./Lajmi.net/

Marketing