Mbërrijnë 1.170 dozat e Pfizer, Rama: Kompania nuk na lejon që t’i dhurojmë vaksina Kosovës

Dozat e para të vaksinës së Pfizer kanë ardhur në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama nga Rinasi, ku zhvilloi një konferencë me mediat ka bërë me dije se kompania ka sjellë në Shqipëri 1170 dozat e para të blera nga qeveria.

Marketing

Po ashtu kreu i qeverisë tha se sipas kontratës kompania Pfizer nuk lejon dhurimin e dozave, por mjekët nga Kosova mund të vijnë e të vaksinohen në Tiranë. Rama më tej tregoi se shumë shpejt do të vijnë dhe doza të tjera që do jenë rreth 40 mijë.

“Sot fillon lëvrimi bazuar në kontratë me kompaninë Pfizer. Siç e dini ne e kemi filluar vaksinimin me doza nga një vend mik i BE, emrin e të cilin ende nuk mund t’ua komunikoj. Tani kemi kontratën me kompaninë Pfizer, ne Shqipëria dhe përveç nesh dhe Serbia.

Vendet e tjera siç po e ndiqni janë në një situatë pritshmërie në kushtet kur çështjet e vaksinës po komplikohen edhe më shumë dhe Evropa ka hyrë në një kaos, jo vetëm në BE por dhe në vendet e tjera. I them këto për të mos harruar që sidoqoftë, ne jemi në kushtet që procesin e vaksinimit e kemi garantuar dhe do e vazhdojmë, pasi nuk e lamë veten në dorë të rastësisë dhe të tjerëve.

Nuk e lamë veten në dorë të Covax, që është një proces që nuk dihet se kur e ka fillimin. Jemi në kontakt me ta, por ata nuk janë të qartë dhe nuk e dinë akoma se çfarë do të ndodhë. Ajo që po ndodh me vaksinën jashtë kamerave dhe jashtë zyve të publikut është sagë më vete, është një luftë tregtare politike e jashtëzakonshme.

Mua më vjen mirë që ne ia kemi dal që të mos mbetemi në rrethin vicioz. Po ashtu unë nuk e kam harruar që kemi marrë një zotim për të ndihmuar Kosovën, por rregullat tepër strikte dhe kufizimet e forta që kompania Pfizer ka vendosur, e ka bërë të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash, ama nuk e bëjnë të pamundur që ne të ofrojmë vaksinim për një numër mjekësh të spitalit të Covid, gjë që do të bëhet këtu.

I kam thënë Ministrisë së Shëndetësisë dhe kur miqtë tanë ta vendosin, ne do jemi të gatshëm që të presim 50 mjek për të dyja dozat. Sot Pfizer dozat e para që janë 1170 doza, që do të thotë fusin në procesin e vaksinimit jo vetëm ata që kanë marrë dozën e parë, por dhe të tjerë. Zotimi që është marrë nga Pfizer është që në javët në vijim do vijnë dhe dozat e angazhuara, qoftë 10 miëjtë para, qoftë dhe 31 mijë të tjera“, tha Rama në konferencë.

Nga ana tjetër Kryeministri njoftoi se qeveria është gati arritjes të një marrëveshje me kompanina AstraZeneca.

“Jemi shumë afër finalizimit të marrëveshjes me Astra Zeneca për vaksinën e Astra Zeneca. Jemi optimistë që do kemi një sasi të konsuderueshme edhe nga Astra Zeneca. Me Pfizer kemi diskutuar përsëri për muajt Mars-Prill-Qershor sepse skeduli kontraktual është fleksibël, por nuk e kemi varur veten vetëm në duart e Pfizer, as në duart e COVAX, as në duart e BE”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se “janë dhe disa vaksina të tjera rrugës që të dalin dhe të aprovohen. Me të gjithë kemi kontakte”.

I pyetur nga gazetarja e Tv Klan nëse Shqipëria do të padisë kompaninë Pfizer për shkeljen e kontratës lidhur me vonesën në dërgimin e dozave, Kryeministri Rama tha se Qeveria Shqiptare nuk ka asnjë pakënaqësi pasi kompania ka respektuar marrëveshjen.

Pfizer nuk ka shkelur kontratën me ne. Skedulet janë brenda. Kjo vlen edhe kur Pfizer mund të vonojë, por edhe kur të shpejtojë. Sepse disa fakira, me publikimin e disa faqeve të vjedhura të kontratës, vrapuan të flasin me ekstrem në vazhdën e përpjekjes për ta helmuar sa më shumë këtë popull duke keqinterpretuar atë pjesë të kontratës duke thënë që vaksinat po vikan për fushatë, po vikan për propagandë. Në këndvështrimin tonë, Pfizer nuk ka shkelur asnjë klauzolë, sepse siç ka kërkuar kohë për të sjellë dozat e para, po diskuton me ne për të sjellë doza më shumë në periudhën e Shkurtit. Kemi raporte fantastike me kompaninë, që janë patjetër vlerë humane e tyre por janë meritë e jona këto marrëdhënie fantastike me kompaninë, por ne po negociojmë edhe me kompanitë e tjera”, ishte kjo përgjia e Ramës.

Përsa i përket vaksinave ruse dhe kineze anti-covid, Rama u shpreh se Shqipëria do të ecë në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian. Nëse unioni do të aprovojë edhe përdorimin e këtyre dy vaksinave, atëherë edhe vendi ynë do të hyjë në bisedime për të blerë vaksinat ruse dhe kineze.

Anjë paragjykim të natyrës shkencore për respekt për shkencëtarët që i kanë dhënë jetë këtyre dy vaksinave, por zgjedhja jonë është që do kërkojmë vaksina në krahun Perëndimor të Shqipërisë. Është një zgjedhje e bërë prej nesh sepse këtu janë shumë komponentë bashkë, nuk është vetëm një. Nëse BE do të hapet ndaj vaksinave kineze dhe vaksinave ruse, ne menjëherë do të rishikojmë këtë qasje. Përsa kohë BE është i mbyllur ndaj këtyre dy qasjeve, ne jemi në të njëjtin pozicion me BE