Një operacion për marrjen e shqiptarëve në Izrael është realizuar me sukses nga autoritetet shqiptare.
Një avion kishte mbërritur në Tel Aviv për të marrë nga Izraeli shqiptarët në atë shtet, ku fluturimi nisi në orën 17:00 nga aeroporti i Tel Avivit dhe avioni u ul në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë rreth orës 18:36.
Nuk dihet sa shqiptarët ndodheshin në bordin e avionit.
Operacioni ishte mbajtur sekret për shkak të rëndësisë së çështjes. Ky vendim u mor pas luftës në Izrael nga sulmi i militantëve të Hamasit.
Operacione të ngjashme për largimin e shtetasve të huaj nga Izraeli po i kryejnë edhe shtete të tjera./tvklan