Mbërrin në Shqipëri ish-zv.presidenti amerikan Mike Pence

Ish-zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence ka mbërritur sot në Shqipëri.

Marketing

Sapo ka mbërritur në Rinas, ish-zv.Presidenti amerikan ka shkuar në Manzë, ku po viziton kampin “Ashraf 3”, ku ndodhen të strehuar shtetasit iranianë.

Pence është pritur nga politikanë shqiptarë si Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj, Monika Kryemadhi, Pandeli Majko, Belind Këlliçi, Mimi Kodheli, Bujar Leskaj, dhe deputetë të tjerë të të tre forcave politike.

Kjo është vizita e parë e Mike Pence në Shqipëri, por jo në Ballkan, pasi në vitin 2017 gjatë kohës që ishte zëvendëspresident, ai ka vizituar kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën.

Pence bëhet zyrtari i dytë i lartë amerikan në pak kohë, i cili viziton Shqipërinë, pas Mike Pompeo, i cili erdhi në Tiranë në maj të këtij viti. 

Marketing