Mbështetje dhe inkurajim ndërkombëtar për Marrëveshjen me Greqinë dhe anëtarësimin në BE dhe NATO

Maqedonia ka marrë përkrahje dhe inkurajim të vazhdueshëm për referendumin e emrit të planifikuar për 30 shtator nga partnerët e saj strategjikë, si Shtetet e Bashkuara dhe BE, por edhe nga fqinjët. Prononcimi i qytetarëve është një nga hapat për përmbushjen e Marrëveshjes me Greqinë, por edhe për anëtarësimin e vendit në NATO dhe nisjen e negociatave për pranimin në BE.

Marketing

Në një intervistë për MIA-n nga Uashingtoni, Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, disa ditë pas takimit me Sekretaren e Shtetit, Majk Pompeo, tha se mesazhi themelor nga takimi ishte një inkurajim i madh.

“Fakti që ky takim u mbajt pak përpara fillimit të fushatës së referendumit të planifikuar për në 30 shtator është një mesazh se Amerika qëndron pas rrugës euroatlantike që Maqedonia ka zgjedhur, se ajo e mbështet mbylljen e çështjes së fundit dypalëshe të Maqedonisë – Marrëveshjen me Greqinë të nënshkruar në Prespë. Se mbështet angazhimet tona strategjike për t’u bashkuar me NATO-n dhe se kjo është pozitive për rajonin, për ne, për interesat amerikane, të cilat janë mbi të gjitha stabiliteti në Ballkan. Një inkurajim i madh, ishte mesazhi kryesor”, theksoi Dimitrovi.

Nga mesi i javës mesazh arriti edhe nga eurokomisari për Zgjerim Johanes Han për MIA-n i cili deklaroi se i vjen keq për shkak të mungesës së unitetit kombëtar rreth referendumit për Marrëveshjen me Greqinë dhe u rekomandon qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës që ta formojnë ardhmërinë personale dhe ardhmërinë e shtetit.

Për Hanin referendumi është përzgjedhje midis ardhmërisë së kthyer drejt BE-së dhe izolimit.

“Kjo është përzgjedhje midis rrugës së kthyer drejt ardhmërisë së integrimit në BE me benifite konkrete për qytetarët si qeverisja e të drejtës, atraktiviteti për investuesit e huaj dhe më shumë dhe vende më të mira pune dhe rrugë të kthyer drejt izolimit, stagnim dhe humbjen e rastit të vetëm për përmirësim dhe progres në sfera kyçe”, thotë Han për MIA-n.

Eurokomisari këtë përzgjedhje gjithashtu e krahasoi me përzgjedhjen midis koncepteve nacionaliste dhe integrimit në BE dhe në NATO.

Han shpreson se qytetarët të cilët ende nuk kanë vendosur se si do të votojnë, do të informohen për pasojat nga vota e tyre.

Në prag të referendumit situata në vend është stabile, institucionet funksionojnë edhe pse ekzistojnë forca të cilat shohin shans përmes prishjes së sigurisë të realizojnë qëllime të tyre, të kundërshtojnë anëtarësimin tonë në NATO dhe BE, thotë ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovski në intervistën për MIA dhe konstaton se ato janë forca minore që nuk mund të ndikojnë në destabilizim.

“Pra, qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë mundësi më 30 shtator të sjellin vendim të pavarur për të ardhmen e këtij shteti”, ka thënë Spasovski.

Për pohimet se shërbime të huaja tentojnë të “gërmojnë” para referendumit dhe përzierjen e rusëve në “punët e Maqedonisë”, Spasovski nënvizon se Maqedonia ka qëndrim të qartë, interes vital nacional ka anëtarësimin në NATO dhe BE, nuk dëshiron të përzihemi në punët e shteteve tjera, as në rajon, as më gjerë, por nuk do të lejojmë dikush të na imponojë interesa të tij.

Referendumi dhe procesi i eurointegrimit të vendit do të jenë temat kryesore në serinë e takimeve që fillojnë të hënën në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, ku disa senatorë amerikanë do të kenë një sërë takimesh me deputetët e Maqedonisë.

Marketing