Një situatë e pazakontë ndodhi në fillim të Lojërave Olimpike, më saktësisht në sportin e futbollit.
Ndeshja mes Argjentinës dhe Marokut u mbyll me rezultat 2:2, me një gol në minutën e 16-të shtesë.
Pas mbi një ore, VAR-i vendosi ta anulojë golin dhe u vendos që të luhen edhe tre minutat e mbetur të takimit.
Fillimisht, futbollistët bënë nxemje 20 minuta dhe më pas zhvilluan tre minutat e mbetur.
Në fund, Maroku shënoi fitore 2:1, pasi nuk u shënua gol tjetër.