Ballina Lajme Botë Mbi 17 mijë viktima por Italia nis të shohë dritë në fund...

Mbi 17 mijë viktima por Italia nis të shohë dritë në fund të tunelit

Trendi zbritës i numrit të të infektuarve nga koronavirusi në Itali ka vijuar edhe këtë të martë.

Marketing

Në shifrat e fundit zyrtare raportohet për 3,039 raste të reja dhe 604 viktima në vendin fqinj.

Në total Italia ka konfirmuar 135,586 të prekur nga COVID-19, nga të cilët 17,127 kanë ndërruar jetë ndërsa 24,392 janë shëruar.

Prej fillimi të muajit Prill, me përjashtim të datës 4, Italia ka patur gjithmonë e më pak raste të reja me koronavirus, tregues ky se kurba është duke rënë dhe se masat frenuese të qeverisë kanë dhënë efektin e tyre.

Exit mobile version