Ballina Lajme Botë Mbi 22 mijë të vrarë nga lufta në Gaza

Mbi 22 mijë të vrarë nga lufta në Gaza

Të paktën 22,438 palestinezë janë vrarë dhe 57,614 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, thanë autoritetet shëndetësore të enjten.

Marketing

“Fëmijët dhe gratë përbëjnë 70% të viktimave”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ashraf al-Qudra në një deklaratë.

Ai shtoi se 125 persona janë vrarë dhe 318 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në 24 orët e fundit.

Sipas zëdhënësit, 326 mjekë u vranë, 121 ambulanca u shkatërruan dhe 30 spitale dhe 53 qendra të kujdesit shëndetësor dolën jashtë shërbimit nga sulmi izraelit që nga 7 tetori.

Al-Qudra tha se 99 mjekë mbeten në paraburgim izraelit.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Gati 1200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit.

Sulmi izraelit e ka lënë Gazën në gërmadha, me 60% të infrastrukturës së enklavës të dëmtuar ose shkatërruar dhe gati 2 milionë banorë të zhvendosur mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Marketing
Exit mobile version