Ballina Lajme Botë Mbi 26 milionë amerikanë humbin punën për shkak të pandemisë

Mbi 26 milionë amerikanë humbin punën për shkak të pandemisë

Brenda pesë javësh, rreth 26 milionë qytetarë amerikanë regjistrohen si të papunë në SHBA.

Marketing

Vetëm javën e kaluar, humbën vendin e tyre të punës më shumë se 4.4 milionë amerikanë.

Rritja e lartë e personave të papunë ka shtuar debatin për heqjen e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, të cilat kanë goditur rëndë ekonominë.

Pavarësisht që qeveria kishte marrë masa për të paguar shumicën e shpenzimeve gjatë kohes së pandemisë, nuk ka qenë e mjaftueshme për të parandaluar dëmin që ka shkatuar në ekonomi.

Lidhur me këtë situatë, Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan do të mblidhen në Uashington për të miratuar projektligjin për një ndihmë të përkohshme shtesë prej 484 miliardë dollarësh.

Exit mobile version