Greqia vijon që të ketë një numër të lartë të rasteve të reja me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit sipas statistikave janë konfirmuar të infektuar me COVID 3421 raste të reja.
Statistikat bëjnë me dije se në orët e fundit kanë humbur jetën 83 persona dhe janë shtruar në kujdesin intensiv 754 pacientë.
Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë e deri tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 355448 persona, mes të cilëve kanë humbur jetën 10487 qytetarë.