Mbi 3700 tifozë mund të jenë në ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen Kosovë – Slloveni

UEFA ka vendosur që t’u mundësojë kombëtareve hapjen e stadiumeve, me 30 për qind të kapacitetit.

Marketing

Kombëtarja e Kosovës që në tetor në ‘Fadil Vokrri’ pret Slloveninë, mundet që këtë ndeshje ta zhvillojë para tifozëve ‘Dardanë’.

Federata e Futbollit të Kosovës tashmë është vënë në lëvizje, duke kërkuar lejen edhe nga autoritetet shëndetësore në Kosovë.

Në rast se autoritetet shëndetësore aprovojnë kërkesën e FFK-së, një numër jo të vogël tifozësh do të kenë mundësinë që përballjen ndaj Sllovenisë ta ndjekin nga ulëset e ‘Fadil Vokrrit’.

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ për ndeshje ndërkombëtare ka një kapacitet rreth 12 mijë e 500 ulëseve.

Kapaciteti prej 30 për qind, do të mundësonte që në stadium të jenë mbi 3700 tifozë.

Marketing