Mbi 7 mijë e 500 raste pozitive në Gjermani për 24 orë

Shteti i Gjermanisë ka regjistruar rritje të numrit të rasteve pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.

Mbi 7 mijë e 500 raste janë regjistruar në bilancin 24 orësh të COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 7 mijë e 534 në 3,433,516, raporton Reuters.

Marketing

Kjo e dhënë është bërë e ditur nga Instituti Robert Koch (RKI) mbi sëmundjet infektive.

Numri i vdekjeve në këtë 24 orësh është 315 duke çuar numrin e përgjithshëm në 82.591.