Mbi 7000 vende të lira të punës në faqen e Agjencisë për punësim

Mbi 7100 vende të lira të punës për momentin janë në faqen e Agjencisë për punësim në Maqedoni ku nga vendet e lira ka profile të ndryshme. Në tregun e punës në Maqedoni momentalisht ka 7.145 vende të lira të punës të publikuara në ueb faqen e Agjencisë për punësim.

Marketing

Magacioner, shitës, udhëheqës të prodhimit, specialist, komercialist, vozitës, sigurim për persona dhe pronë, eletromonitorë, specialistë për resurse njerëzore, administratorë të përgjithshëm, drejtorë, distributorë, persona për organizimin e rrugëtimeve, janë pjesë e vendeve të shpallura si të lira.

Të dhënat statistikore tregojnë se në tremujorin e parë këtë vit norma e vendeve të lira të punës ka qenë 1.68%. Numër më të madh të vendeve të lira të punës, 2.929, kanë qenë grupi i punëtorëve në veprimtarinë e shitjes.

Siç tregon anketa e fuqisë punëtore, sektori i shërbimit, industrial dhe sektori i ndërtimtarisë janë sektorë me rritje më të madhe të punësimit në tremujorin e parë të këtij viti.

Norma e punësimi në tremujorin është 44.6% në raport me të njëjtën periudhë vitin e kaluar është më e madhe prej 0.9%.
“Numri i të punësuarve është më i madhe për 2.2%, gjegjësisht rreth 16.000 persona në raport me tremujorin e parë të vitit të kaluar, ku rritje më të madhe ka në sektorin e industrisë (8.7 mijë apo 5.2 për qind), pastaj vjen sektori i ndërtimtarisë (4.8 mijë apo 9.4% si dhe sektori i shërbimit (2.7 mijë apo 0.7%)thuhet në dokument.

Analizuar sipas statusit ekonomik, rritje të punësimit ka te të gjitha kategoritë, përveç në kategorinë e punëtorëve familjarë. Kështu, numri i personave të punësuar është zmadhuar për 13.500 apo 2.4%.

Rritja e punësimeve do të thotë edhe ulje të numrit të papunësisë, që është zvogëluar për 12.000, gegjësisht 5.4% në nivel vjetor. Këto lëvizje në tregun е punës kanë bërë që norma e papunësisë në tremujorin e parë të këtij viti të zvogëlohet për 21.6%, gjegjësisht 1.3% krahasuar me të njëjtin vit.

Marketing