Ballina Lajme Botë Mbi 90 mijë të infektuar në Turqi, Erdogan vendos orën policore në...

Mbi 90 mijë të infektuar në Turqi, Erdogan vendos orën policore në 31 qytete

Në Turqi, në 24 orët e kaluara janë raportuar 4.674 raste të reja me koronavirus, duke rritur kështu bilancin në gjithsej 90.980, tha sot ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca.

Marketing

Ky është numri më i lartë i rasteve të koronavirusit jashtë Evropës dhe SHBA, transmeton Reuters.

123 njerëz kanë vdekur në 24 orët e kaluara, duke çuar bilancin e përgjithshëm në 2.140.

Deri më tani, 13.430 persona janë shëruar dhe 39.703 persona janë testuar në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të Worldometers, Turqia renditet e shtata në botë me numrin e të prekurve me koronavirus, pas SHBA-së, Spanjës, Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha sot se një orë policore katër-ditore do të futet në 31 qytete që nga e enjtja, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Duke folur pas mbledhjes së kabinetit , Erdogan tha se qëllimi i Turqisë është që të sjellë epideminë në një nivel që do të normalizonte jetën pas festës së Fitër-Bajramit në fund të majit, duke shtuar se disa hapa mund të merren para kësaj.

Exit mobile version