Ballina Lajme Maqedoni Mbi gjysmë ore pritet për hyrje në Bullgari në vendkalimin Stanke Lisiçkovo

Mbi gjysmë ore pritet për hyrje në Bullgari në vendkalimin Stanke Lisiçkovo

Për shkak të sistemit kompjuterik mbi gjysmë ore pritet për hyrje në Republikën e Bullgarisë afër vendkalimit kufitar Stanke Lisiçkovo. Siç informojnë vozitësit, të cilët shpejtë e kryen procedurën për dalje nga Republika e Maqedonisë së Veriut afër VK Dellçevë nga ana bullgare ngecja kishte filluar rreth orës 16:00.

Marketing

“Mbi gjysmë ore presim për hyrje në Republikën e Bullgarisë. Na thanë se shkaku është rënia e sistemit kompjuterik. Derisa zgjatë ngecja, kufitarët e kryejnë kontrollin standard për përshpejtim të procedurës gjatë kthimit në gjendje normale të sistemit kompjuterik”, thonë vozitës nga Dellçeva.

Për zgjidhjen e këtij problemi i cili paraqet ngushtim në komunikacion, para një muaji eurodeputeti bullgar, Anrej Kovaçev, i cili ishte për vizitë në Dellçevë, paralajmëroi rikonstruim të vendkalimit kufitar Stanke Lisiçkovo pas çka pritet të zgjidhen problemet me ngecjen.

Marketing
Exit mobile version