Ballina Lajme Maqedoni Mbikalimi i ulët në Bullgari shndërron në ‘kabriolet’ autobusin nga Maqedonia

Mbikalimi i ulët në Bullgari shndërron në ‘kabriolet’ autobusin nga Maqedonia

Autobusi për pasagjer nga Maqedonia e Veriut mbeti pa kulm në Pllovdiv të Bullgarisë kur shoferi nuk e vuri re se sa i ulët ishte mbikalimi.

Marketing

Incidenti ndodhi këtë mëngjes por fatmirësisht në të nuk kishte pasagjerë përveç dy shoferëve. Autobusi ngeci plotësisht nën mbikalimin dhe mbeti pa çati.

Në vendin e ngjarjes doli policia ndërsa trafiku u zhvillua me vështirësi, njoftojnë mediat bullgare.

Marketing
Exit mobile version