Mbledhja e dy qeverive/ Kurti: Nuk duhet ta matim suksesin me njëri-tjetrin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas mbledhjes së dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në një postimi në “Twitter”, Kurti shkruan se nuk duhet matur suksesi me njëri-tjetrin, pra mes Shqipërisë dhe Kosovës, por me botën.

Marketing

Sipas kreut të qeverisë së Kosovës,  është e nevojshme që të ketë më shumë unitet dhe përfarim në çështje rajonale dhe të jashtme. Më tej ai thotë se është historia ajo që do të gjykojë.

“Sot mbajtëm mbledhjen e 8-të të përbashkët të qeverisë me Shqipërinë për të vlerësuar progresin që kemi arritur dhe për të nënshkruar marrëveshje të reja në fushën e arsimit, shëndetësisë, rinisë, energjisë, transportit, bujqësisë, si dhe heqjen e kufizimeve kufitare. Shqiptarët sot jetojnë më mirë se kurrë. Por ne nuk duhet ta masim suksesin tonë me njëri-tjetrin, por të krahasojmë me botën. Ne kemi nevojë për më shumë unitet dhe përafrim në çështjet rajonale dhe të jashtme. Nuk ka dyshim se historia do të na gjykojë se si e përdorim këtë mundësi historike”, shkruan Kurti.

Marketing