Ballina Aktuale Mbledhje rajonale për Planin operativ të masave aktive për punësim

Mbledhje rajonale për Planin operativ të masave aktive për punësim

Në Tetovë sot do të mbahet mbledhje rajonale për Planin operativ të masave aktive për punësim në vitin 2020 i cili duhet të dalë përmes konsultimit të gjerë me bashkësinë e biznesit dhe partnerët tjerë.

Marketing

Në mbledhje, siç informojnë nga MPPS, do të marrin pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, drejtoresha e Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska, kryetari i Këshillit lokal ekonomik-social të Tetovës, Ahmed Qazimi, kryetari i Kuvendit të OEMVP-së, Kasim Zendeli.

Qëllimi i ngjarjes është përfshirja e partnerëve nga niveli lokal në krijimin e Planit operativ për punësim, të organizuar me mbështetje të projektit Përforcimi i dialogut social, të cilin e financon Bashkimi Evropian, ndërsa e zbaton Organizata ndërkombëtare e punës.

Marketing
Exit mobile version