Me buxhet më të vogël për tridhjetë për qind nga edicioni i kaluar, Festivali Mbrëmjet Strugane të Poezisë (MSP) këtë vit do të tentojë të mbajë nivelin e arritur, ndërsa mjetet e pakta me siguri do të reflektohen në krijimtarinë letrare apo në pyetje do të jetë organizimi i Festivalit poetik dimëror të planifikuar në nëntor.
Kryetarja e Këshillit drejtues, Elizabeta Sheleva sot në pres konferencë tha se e karakterit material është arsyeja që nuk kanë sjell programe të reja. Edhe sivjet do të ketë lexime standarde poetike në hapjen dhe mbylljen e Festivalit (“Meridianë” dhe “Ura”), portreti letrar i Adam Zagajevskit nga Polonia në kishën “Shën Sofija” në Ohër, simpoziumi “I humbur i gjetur në përkthim” në kuadër të punëtorisë së përkthimit.
Nga ana tjetër, drejtori i MSP-së, Mite Stefanovski ka thënë se buxheti i sivjetmë është njëjtë si në 1999-ën, ndërsa duhet të mbulohen shpenzime si për vitin 2018.
“Mbrëmjet Strugane të Poezisë janë në nivel të lartë dhe është për keqardhje që në një mënyrë ajo të rrezikohet. Në vend se të gjenden mënyra për zhvillim të Festivalit, duhet të mendohet se si të mbahet niveli që është arrit-standardet që në vitet e kaluara i kemi ngritur në trajtimin e mysafirëve dhe vetë mënyrë së organizimit.Shteti duhet të mbajë llogari që asnjëherë të mos bie niveli që është arritur. Është e palejueshme t’i kthejmë prapa mënyrat e organizimit të Festivalit në vend se t’i avancojmë.
E papranueshme është në shekullin 21 të mos e mbuloni kompensimin bazë të të drejtave autoriale të një poeti të shquar që merr pjesë në Festivalin e juaj”, ka thënë Stefoski, ku ka dhënë detajet për programin e Festivalit.
Koncepti i MSP 2018, që do të mbahet prej 22 deri në 27 gusht mbetet si në vitet e kaluara- të ftohen poetë me poezi të ndryshme dhe prezantim adekuat. Do të jenë mes 70 dhe 80, përfshirë edhe ata nga Maqedonia.
Madje, kryetarja e Këshillit drejtues të MSP, Elizabeta Sheleva tha se është nder dhe krenari që këtë vit Adam Zagajevski (1945) vjen nga literatura sllovene. Tha se ai krijon poezi të zgjeruar dhe të vlerësuar sipas masës së njeriut, që merret me tema më të thella dhe më dramatike lidhur me ekzistencën njerëzore- elasticitet, ekzil apo kuptimin e ekzistencës.
“Është interesante se ai i unifikon krijimtarinë edhe atë filofozike edhe atë që do thoshim angazhim në kuptimin e fjalës dhe humanizmit dhe ruajtjen e afërsisë esenciale deri te njeriu”, ka thënë Sheleva.
Gjatë gjashtë ditshit të MSP-së, do të zbulohet edhe çmimi “Vëllezërit Milladinovi”, ndërsa do të ketë edhe përmbajtje lidhur me platformën poetike “Versepolis” të përkrahur nga BE. Një nga mbrëmjet e Festivalit do të jetë homazh për tre autorë maqedonas të cilët vdiqën në tetë mujorin e kaluar- akademikët dhe shkrimtarët Mateja Matevski (i cili në 2011 ishte laureat për “Kurorën e artë” të MSP) dhe Millan Gjurçinov (në një periudhë kryetar i Këshillit artistik të MSP) dhe shkrimtarja Liljana Dirjan (fituese e çmimit “Vëllezërit Milladinovi” dhe mes themeluesve të shkrimtarëve të pavarur të Maqedonisë).