Mbret jo, i pasur po/ Bëhet publike pasuria e Lekës

Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha ka zbuluar disa nga pasuritë e paluajtshme të Leka Zogut të 2-të. Basha deklaroi në një studio televiziove se në emër të familjes mbretërore po ndërtohet një pallat gje ndodhet pas hotel Dajtit në kryeqytet.

Marketing

“Prona kanë shumë, disa të marra disa të pamarra. Nuk kam ide shifrash, është në gjendje të rehatshme ekonomike. Di që po ndërtohet një pallat pas hotel Dajtit, e zonja ka marrë një pronë të dhuruar nga princi“, deklaroi Basha.

Po kështu Basha ka folur edhe per vendin se ku jetojnë ish-bashkeshërotet Elia dhe Leka Zogu dhe fëmija I tyre 3 vjeçar. Sipas bashës, Princ Leka momentalisht jeton në një banesë të marë me qira dhe se pas përfundimit të procesit të divorcit do vendoset në Pallatin Mbretëror. Ndërsa Elia Zaharia dhe vajza e vogël, jetojnë në Pallatin Mbretëror, ndërsa në përfundim të procesit të divorzit do të vendosen në një shtëpi tjetër, që sipas Bashës u është dhuruar nga Princi.

Vitet e fundit familja mbretërore ka rimarrrë pronën që quhet Vila e Zogut në Durrës dhe ish-pallatin e Pionierëve në Tiranë. Ndërkaq pretendon edhe disa prona të tjera të cilat ende institucionet nuk kanë vendosur për fatin e tyre. Gjykata e Lartë i ka njohur Lekës II edhe pronësinë e dy vilave dykatëshe, me sipërfaqe 345 e 145 metra katrorë dhe një trualli prej 3962 metrash katrorë, ish-pronë e gjyshit të tij, Mbretit Ahmet Zogu në Shirok të Shkodrës./abcnews.al

Marketing