Mbrojtja kërkon rigjykim për rastin “Reket”

Boki 13 dhe Katica Janeva kërkuan nga Gjykata e Apelit që ta anulojë vendimin për rastin “Reket”. Prokurori i Lartë Publik, Dilaver Bekteshi përsëri kërkoi që t’u rriten dënimet me burg, sepse shtatë vjet për ish-kreun e PSP-së dhe nëntë vjet burg për Bojan Jovanovskin nuk janë të mjaftueshme për të arritur dënimin e plotë. Sashko Dukovski, i cili përfaqëson Boki 13, pyeti se si Gjykata Penale mund të japë vendim të bazuar në dëshminë e Ana dhe Orce Kamcev, të cilët thanë se ata kishin dhënë mbi një milion euro reket. Mbrojtja gjithashtu theksoi se prokuroria kurrë nuk i gjeti paratë që pretendohet t’i ketë dhënë Kamçev.

Marketing

Tre herë u refuzuam për ekspertizën e telefonit. Le të pyesim të gjithë së bashku se në çfarë bazohet ky gjykim. Çfarë shihni ju në ato katër sekonda? Ju shikoni para, shihni një dorë gruaje dhe shikoni një copë letër. Shihni një person që e mban atë çantë më lehtë se unë këtë maskë- deklaroi Sashko Dukovski, avokat.

Avokatët e Janevës pyetën se si Orce Kamçev filmoi çantën me para, por nuk filmoi kur çantën me një milion euro e merr Boki 13. Gjithashtu, sipas tyre prokuroria e krimit të organizuar nuk paraqiti prova se Kamçev kishte tërhequr para nga banka për të paguar reket. Ata pyetën se si prokuroria konstatoi se Janeva mori 50 mijë euro, duke u thirrur vetëm në një foto, dhe nëse ato para janë nga miliona e Orces – para që prokuroria nuk gjeti kurrë për t’u bërë ekspertizë.

ju keni një regjistrim ku nuk ka asnjë pranim-dorëzim të parave. Pretendohet se atje ka pasur para. Vërtetë nuk e di. Unë kam fletore që duken si para dhe më besoni, janë shumë të njëjta. Dhe tani, si i numëroi prokurori, si i besoi gjykatësi se atje ka njëqind bankënota nga 500 euro, nuk e kam të qartë- tha Deljo Kadiev, avokat.

Boki 13 sot erdhi në sallën e gjyqit, ndërsa Katica Janeva nuk u paraqit për arsye shëndetësore. Të dytë janë në arrest shtëpiak. Boki u dënua me 9 vjet burg, ndërsa ish-kreu i PSP mori 7 vjet burg. Rasti u hap pasi Kamçev akuzoi se i janë marrë reket një milion euro për t’ia lehtësuar pozicionin e tij në rastin “Perandoria”. Kamçev është në paraburgim për rastin “Parcelat në Vodno”.

https://alsat.mk/mbrojtja-kerkon-rigjykim-per-rastin-reket/

Marketing