Mbyllen pjesët e para të katër ndeshjeve të Superligës, përplasje e ashpër në Suharekë

15:51 | 28 Prill 2021

Marketing

Në kuadër të xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës janë duke u zhvilluar katër ndeshje.

Ballkani është duke e mposhtur Llapin, Gjilani duke barazuar me Drenicën, gjithashtu Prishtina me Trepçën ’89, derisa Besa e Pejës është duke e befasuar Dritën, shkruan lajmi.net.

Ballkani është në epërsi minimale ndaj Llapit me rezultat 1 – 0, gol i realizuar nga Blend Baftiu (33′), i cili u asistua nga Armend Thaqi.

Në Suharekë, ka ndodhur një përplasje e ashpër mes lojtarëve, ku si pasojë Krasniqi nga Ballkani dhe Januzi i Llapit u ndëshkuan direkt me të kuq.

Besa, çuditërisht është duke triumfuar ndaj kampionit të Kosovës me anë të golit të Tahirit (19′).

Kurse, sa i përket dy ndeshjeve tjera, Gjilani – Drenica, Prishtina – Trepça ’89, ende asnjëra skuadër nuk ka arritur të shënojë në portën kundërshtare.

Rastin e artë te Prishtina e kishte Besnik Krasniqi, që u tregua i pasaktë nga pika e bardhë.

Mbetet të shihet gjatë pjesës së dytë, nëse do ndryshojnë rezultatet./Lajmi.net/

Marketing