Ka përfunduar derbi anglez mes Chelseat dhe Manchester Cityt, dramë kjo e cila prodhoi plot tetë gola dhe asnjë fitues.
Pas më shumë se 100 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea dhe Manchester City kanë barazuar 4:4, raporton KosovaPress.
Golat për vendasit i shënuan Thiago Silva (minuta e 29’), Raheem Sterling (minuta e 37’), Nicolas Jackson (minuta e 67’) dhe Cole Palmer (minuta e 95’), ndërsa për Cityn golashënues ishin Erling Haaland (minuta e 25’ dhe 47’), Manuel Akanji (minuta e 45+1’) dhe Rodri (minuta e 86’).
Me pikët e reja, Chelsea ngjitet në kuotën e 16 pikëve në vendin e 10, krahas Cityt që renditet i pari me 28 pikë.
Rezultati final i ndeshjes, 4:4.