Java e parë e muajit shkurt ka filluar me temperatura tejet të ulëta.
Përpos borës e cila po bie në intervale thuajse të vazhdueshme, temperaturat tejet të ulëta kanë shkaktuar edhe ngrirje në vende të ndryshme.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme është bërë e ditur se rruga e cila lidh Kosovën me Malin e Zi, saktësisht pika e kalimit kufitar në Kullë është e mbyllur.
Mbyllja e kësaj rruge parashihet të jetë bërë për shkak të pakalueshmërisë, apo mospërshtatjes së qarkullimit probleme këto të shkaktuara si shkak i motit të keq.
Ndërsa në pikat e tjera kufitare nuk është paralajmëruar se ka ndonjë mbyllje.