Mbyllet pjesa e parë: Anglia në avantazh ndaj Italisë

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kampionatit Evropian mes Anglisë dhe Italisë.

Marketing

“Tre Luanët” janë në epërsi me rezultat minimal 1 – 0 ndaj “Azzurëve” falë golit të mbrojtësit Luke Shaw.

Pas një harkimi të Trippier, Shaw në mënyrë fenomenale realizoi në stilin vollej për të kaluar Anglinë në epërsi (2′), gol që ishte më i shpejti në histori të finales së Kampionatit Evropian (VIDEO).

Anglia provoi edhe disa herë të tjera të gjente golin, por i mungoi goditja përfundimtare.

Aksione të bukura ndërtoi edhe Italia, që rastin më të rrezikshëm e kishte me anë të Federico Chiesa, goditja e të cilit përfundoi jashtë kuadratit të portës.

Kësisoj, rezultati i pjesës së parë: Itali 0 – 1 Angli.

Marketing