Mbyllet pjesa e parë Valencia – Barcelona, ky është rezultati

21:48 | 2 Maj 2021

Marketing

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Valencia – Barcelona.

Pavarësisht që katalunasit dominuan në të gjitha aspektet, rezultati momental është 0 – 0, shkruan lajmi.net.

Barcelona ishte shumë më kërkuese, duke rrezikuar portën kundërshtare, disa herë përmes Pedrit, por spanjolli ishte i pafat para golit.

Ndërsa, rast të mirë kishte edhe Araujo, goditjen e të cilit e priti Casillen.

Ndërkohë, Valencia provoi përmes kundëraksioneve, të cilët gjithashtu rezultuan të pasuksesshme.

Mbetet të shihet nëse do këtë fitues në këtë ndeshje gjatë pjesës së dytë./Lajmi.net/

Marketing