Mbyllet shkolla në Shkup, infektohen disa mësimdhënës dhe nxënës

Një shkollë, në territorin e Shkupit është mbyllur si pasojë e rasteve pozitive të Covid-19 në radhët e kuadrit mësimdhënës dhe nxënësve.

Marketing

Bëhet fjalë për shkollën fillore, “Vllado Tasevski” në Karposh, ku të infektuar janë dhjetëra mësimdhënës dhe më shumë nxënës të klasës së tretë, të cilët mësimin e kanë realizuar me prani fizike.

Shkolla tashmë do të realizojë mësimin nga distanca deri në dy javët e ardhshme.

Kjo është shkolla e parë që po mbyllet në këtë vit shkollor, kurse kohë më parë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovski vlerësoi, se në shkolla gjendja është stabile dhe se protokollet anti-Covid po zbatohen./TV21