Ballina Lajme Maqedoni Mbyllja e sektorit të gastronomisë, Paunoski: Inspektorët janë në teren

Mbyllja e sektorit të gastronomisë, Paunoski: Inspektorët janë në teren

Gastronomia është totalisht e mbyllur me vendimin e fundit të qeverisë, ndërsa me këtë rreth 30 mijë persona që punojnë në këtë sektor do të mbeten pa të ardhura mujore.

Marketing

Në ditën e parë të mbylljes së këtyre bizneseve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski, theksoi se edhe pas një viti pandemi akoma ka objekte hotelerike, por edhe qytetarë që nuk respektojnë protokollet për mbrojtje. Veprimet e këtyre subjekteve Paunoski i quajti kokëfortësi për të cilat vuan e gjithë gastronomia.

“Inspektorët janë për çdo ditë në terren dhe ajo që po na ndodh nga subjekte të caktuara për shkak të të cilave vuan e gjithë gastronomia, konsiderojmë se po bëjnë një kokëfortësi edhe ndaj vetes edhe ndaj qytetarëve por edhe ndaj inspektorëve të tregut. Ndaj tyre nuk kemi mëshirë dhe patjetër duhet të veprojmë sipas ligjit, ndërsa e shihni se pas vitit të ri deri më sot kemi mbi 78 ambiente të mbyllura pikërisht për shkak të mosrespektimit të protokolleve, punës jashtë orarit si dhe mosregjistrimit si tatimpagues.”,- tha drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski.

Magdalena Grashkoska – kryetare e Këshillit Inspektues, gjatë periudhës së kaluar Inspektorati i Tregut ka realizuar 5236 inspektime dhe ka ngritur 34 padi për kundërvajtje.

Ajo shtoi se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me hyrjen në fuqi të ndalimit të plotë të funksionimit të objekteve hotelierike, ndërsa inkurajoi inspektorët të mos tolerojnë nëse zbulojnë ndonjë mospërputhje ose mosrespektim të masave.

Exit mobile version