Anija e mallrave “Raptor” me një ekuipazh prej 14 personash që transportonte kripë është mbytur në zonën detare 4.5 milje detare në jugperëndim të Lesbos, në Egjeun Lindor. Sipas rojës bregdetare greke, anija u godit nga stuhia që ka pushtuar Egjeun dhe brenda pak minutash është fundosur.
Ако имаш 300 МКД, наскоро ќе имаш 30.000 МКД! Погледнете го тоа!
Stellar
Menjëherë pas ngjarjes ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi, në të cilin marrin pjesë marina greke, helikopterë dhe anoje të rojës bregdetare të Greqisë.
Anija me flamurin e Komoros dhe me gjatësi 106 metra ishte nisur nga Egjipti e ngarkuar me 6000 tonë kripë dhe destinacioni i fundit ishte porti i Stambollit, raportojnë mediat greke.
Ajo kishte një ekuipazh prej 14 personash, përfshirë 8 egjiptianë, 4 indianë dhe 2 sirianë.
Mediat e vendit fqinj raportojnë se vetëm një anëtar i ekuipazhit është gjetur i gjallë dhe ai është marrë nga helikopteri, ndërsa fati i 13 të tjerëve nuk dihet ende.
Kushtet e motit në këtë zonë janë të vështira, me erëra të forta dhe dallgëzime deri në 3 metra të larta