Më 18 nëntor seancë ndërqeveritare RMV- Kosovë, Mexhiti: Do të diskutohet temat me rëndësi për palët

Më 18 nëntor Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të mbajnë në Prishtinë mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, të Shkupit dhe Prishtinës. Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti shpalosi një pjesë të agjendës së takimit. Mes pikave të tjera do të diskutohet edhe përshpejtimi i rrugës Tetovë-Prizren the temat që avancojnë kalimin kufitar mes dy shteteve fqinje.

Marketing

“Duhet ta përshëndesim se mbledhja e përbashkët është e para e këtij lloji, pra e kësaj qeverie është me Republikën e Kosovës. Mbledhja do të mbahet në Prishtinë, në përbërje të plota të të dy qeverive, me të gjitha ministritë. Pika e parë do të jetë one stop shop kufiri Bllacë-Jashincë. Pika e dytë pra do jetë bashkëpunimi në sferën e energjetikës për ta ndihmuar dy shtetet njëra tjetrën kur kanë nevojë në këtë drejtim. Pika e tretë me siguri do të jetë edhe e rruga Tetovë-Prizren për ta shpejtuar dhe normal do të ketë edhe pika të tjera që janë të interesit të përbashkët për Republikën e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.”, tha zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti.

Këto komente Mexhiti i bëri gjatë vënies në funksion të hidro sistemit për furnizim me ujë të liqenit të Dojranit, me çka ujërat do të plotësohen nga puset e Xhavatos. Mexhiti si ministër i ambientit, në bashkëpunim me qeverinë tha se do të përpiqen të gjejnë zgjidhje financiare për rindërtimin e hidrosistemit, që kërkon rikonstruim të tubacionit dhe blerjen e disa pompave të reja.

Marketing