Me 50% lirim do të regjistrohen veturat me targa të Zvicrës, Austrisë e Gjermanisë, ja kushtet!

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka sqaruar se cilat vetura do të mund të regjistrohen në Maqedoninë e Veriut në bazë të lehtësimeve që parashihen me ndryshimet ligjore.

Marketing

Në mediume shkruhej se do të legalizohen veturat me targa bullgare, mirëpo Bekteshi thotë se do të legalizohen të gjitha veturat me targa të huaja, që deri më 1 tetor janë futu në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë edhe ato nga Gjermania, Zvicra e Austria, vende nga të cilat shqiptarët e Maqedonisë më së shumti blejnë vetura.

Bekteshi poashtu sqaron edhe kushtet tjera:
“Automjetet me targa të huaja do të mund të regjistrohen me 50% tarifë të ulur.
Të gjitha automjetet që kanë hyrë në territorin e Maqedonisë së Veriut që nga 1 tetori 2020 dhe që janë me targa të huaja do të mund të regjistrohen në vend brenda një viti me tarifë të ulur për 50% të vlerës së përcaktuar të gjitha detyrimeve që paguhen gjatë importit nga organet kompetente shtetërore.

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria sot miratoi Projektligjin për regjistrimin e automjeteve me targa të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Projektligji hyn në fuqi 20 ditë pasi të publikohet në Gazetën Zyrtare, pas miratimit nga Kuvendi”, ka sqaruar Bekteshi në Facebook.

Marketing