“Me bukurinë të flas?”, Donaldi i drejtohet Beatrixit: Dua …

Donaldi dhe Beatrix janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar. Kjo për faktin se ata ndodhen brenda shtëpisë së Big Brother dhe komentohen për çdo lëvizje të tyre. Ata janë përfshirë në debate mes tyre, dhe për këtë shkak, u duk sikur gjërat mes tyre po merrnin fund ende pa dalë jashtë.

Marketing

Mirëpo, si duket gjërat janë stabilizuar. Së fundmi, ata kanë zhvilluar një bisedë gjatë ditës së sotme teksa po shijonin rrezet e diellit në oborrin e shtëpisë së famshme. Në një moment, Donaldi i thotë këngëtares se atij i pëlqejnë vajzat me karakter të fortë.

“Pëlqimi i parë është pamja e jashtme. Po varet në çfarë kushtesh dhe situatash…”, tha Trixa ndërsa Donaldi shton pas saj: “Bukurisë i ikën lezeti. Pastaj me kë do flasësh? Me bukurinë? Unë i kam qejf vajzat me karakter të fortë.”

Marketing